Grabitet shtëpia, vritet i zoti

12/08/2013 00:00

Një 55-vjeçar në Lezhë ka mbetur i vrarë gjatë një tentative për t’i
grabitur banesën. Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të së
hënës në banesën e Preng Dodës në fshatin Merçi, të Lezhës.

Mësohet se kryefamiljari ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar që kishin shkuar për të grabitur në banesën e tij. Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndjerë zhurma dhe është ngritur nga shtrati për të kontrolluar nëpër shtëpi. Ai ka hasur grabitësit, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Autorët më pas janë larguar me shpejtësi, ndërsa familjarët e viktimës kanë lajmëruar policinë. Uniformat blu kanë rrethuar gjithë zonën dhe po punohet për kapjen e autorëve.

Top Channel