Sequi: Zbatoni ligjin antimafia

19/04/2013 00:00

Ashtu sikurse edhe në një takim të mëparshëm me të njëjtën temë për
luftën kundër pastrimit të parave, ambasadori i Bashkimit Evropian në
Tiranë përsëriti të njëjtin mesazh për goditjen e këtij fenomeni, që
sipas Ambasadori Ettore Sequi eshte zbatimi me i forte i ketyre ligjeve.

Sipas ambasadorit te BE-së, pastrimi i parave eshte nje çeshtje serioze qe po haset edhe ne bote dhe edhe Shqiperia ne kete fushe nuk ka imunitet, por theksoi ambasadori Sequi per te patur rezultate duhet nje bashkepunim i forte me organet e hetimit dhe Prokurorine e Pergjithshme, ndersa ligjit Antimafia duhet te zbatohet me korrektesi.

Ambasadori Sequi shtoi se denimet e atyre qe perfshihen ne pastrimin e parave mbeten te uleta e per kete duhet pare se sa arrestohen dhe sa me pas denohen. Nga ana e tij ministri i Brendshem Flamur Noka e konsideroi si sukses aplikimin e ligjit antimafia ku sipas tij qe nga hyrja ne fuqi i ketij ligji jane sekuestruar prona me vleren e 28 milione eurove.

Top Channel