Të drejtat e aftësisë së kufizuar

15/04/2013 00:00

Pas ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, edhe ambasadori
amerikan Aleksandër Arvizu kërkon më tepër vëmendje për respektimin e të
drejtave të personave me aftësi të kufizuar për t’i dhënë kësaj
kategorie mundësi të barabarta, si në arsim dhe punësim.

“Mbrojtja e te drejtave te personave me aftësi të kufizuara duhet të kapërcejë kufijtë partiakë.Koncepti kyç eshte krijimi i partneriteteve, pasi ndihmojnë progresin për trajtimin e sfidave të mbetura,si infrastruktura, pabarazia në arsim, ndërgjegjësimi i vogël publik dhe stigmatizimi i hershëm .Ndaj jemi ketu, sepse nuk duam te degjojme fjale, por kerkojme zgjidhje. Kujdesi per personat me aftesi te kufizuara eshte perparim per çdo shqiptar”, tha Arvizu.

Ambasadori amerikan mori pjese ne nje aktivitet per permbylljen e kurseve te formimit per personat me aftesi te kufizuar mbeshtetur nga USAID,fale te cilit po zhvillohet nje projekt per nxitjen e punesimit te personave me aftesi te kufizuar. Deri me tani jane punesuar 23 persona me aftesi te kufizuara dhe 67 te tjere jane asistuar per te ndjekur kurse te formimit profesional per t’u bere pjese e tregut te punes. Ministri i Punes Spiro Ksera i pranishem ne kete takim theksoi si prioriotet të Ministrise qe drejton, punesimin e ketyre personave.

Por edhe pse Shqiperia ka nje ligj per nxitjen e punesimit te perosanve me aftesi te kufizuara, si dhe ka miratuar ligjin per mbrojtjen nga diskriminimi ka ende shume pak persona me aftesi te kufizuara te punesuar.

Top Channel