Elbasan, konflikti për pronën, plagosen nënë e bir

14/04/2013 00:00

Një konflikt për motive pronësie ka lënë të plagosur rëndë Bukurie dhe Arben Qosen, nënë e bir, banorë të lagjes Shënkoll në qytetin e Elbasanit.

Që të dy ata janë përfshirë në një zënkë me të afërmin e tyre, Sokol Qosja për cështje pronësie. Debati ka degjeneruar në dhonë fizike dhe më pas Sokol Qosja ka goditur disa herë me thikë Bukurie dhe Arben Qosen.

Si pasojë e plagëve të marra, nënë e bir janë shoqëruar menjëherë drejt spitalit rajonal në qytetin e Elbasanit ku ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Forcat e policisë së Elbasanit mbërritën në vendngjarje dhe pas njohjes më të dhënat paraprake të ngjarjes së rëndë, nisi një operacion të gjërë për kapjen e autorit, që u bë e mundur brenda pak orësh.

Top Channel