Projektligji për Vlerësimin Mjedisor, i cili pritet të diskutohet në
Komisionin e Integrimit, për herë të parë do të vlerësojë në terma
afatgjatë investimet të cilat mund të kenë ndikim në mjedis dhe
shëndetësi.

Drejtori i Politikave në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi sqaron se brenda një territori të caktuar që do të percaktohet me ligj dhe per nje periudhe kohore qe do te percaktohet serish me ligj, nuk mund te ndertohen me shume se 2 fabrika nese ato sjellin ndotje te mjedisit.

“Ajo që është e rëndësishme, që e parashikon edhe ligji është e vlerësimit të mundshëm akulumativ, pra që shtohet duke u shtuar aktivitetet. Një fabrikë që ka një përpunim industrial të caktuar, nëse të ndërtohen dy, tre pesë në një zonë, impakti i tyre nuk do të ishte i njëjtë, sikur të ishte një.Atëherë, ky ligj parashikon edhe procedurat e vlerësimin e këtij impakti, për të arritur për të kontrolluar nivelin e shkarkimeve në mjedis, shkallën e ndotjes së tij. Kjo gjë nuk mund të bëhet kur bëhet vlerësimi për një aktivitet, për një projekt për një investim, ndërsa vlerësimi i impaktit në aspektin strategjik llogarit dhe gjithë investimet që do të zhvillohen në këtë zonë”, tha Abeshi.
 
Te gjitha investimet e medha ne vend duhet te konsultohen me shoqerine civile dhe komunitetin pasi te kalohet ne zbatim. Ky projektligj pritej te diskutohej ne Komisionin e Integrimit, ku nuk u arrit kuorumi i duhur.

Top Channel