Gramsh-Kodovjat, përfundon rruga e re

16/02/2013 00:00

Katër komuna malore të rrethit të Gramshit tashmë lidhen me qendrën e rrethit me rrugë të asfaltuar. Janë 13 mijë banorë të komunave Kodovjat, Pishaj, Kukur dhe Lenije, të cilët tashmë komunikojnë mes tyre, por edhe me aksin nacional Gramsh-Elbasan.

Rruga e re është 13.4 km e gjatë, është financuar nga qeveria shqiptare dhe donatorë të tjerë. Kjo rrugë ka qënë në gjendje mjaft të amortizuar dhe me kalueshmëri të ulët, veçanërisht për mjetet e vogla.

Gjendja e keqe e kësaj rruge kishte sjellë izolimin e banorëve të këtyre zonave, sidomos gjatë stinës së dimrit. Tani, infrastruktura e përmirësuar do të japë rezultate të prekshme për komunitetin e kësaj zonë, duke nxitur zhvillimin e bujqësisë dhe atë social-ekonomik.

“Kjo është një rrugë rreth 15 km, e rëndësishme për zonën. Aktualisht po përfundojnë vijëzimet, sinjalistikën, etj. Është një rrugë e nivelit evropian, në kuadër të projektit që Fondi Shqiptar i Zhvillimit po realizon në gjithë Shqipërinë”, deklaroi Benet Beçi, drejtor ekzekutiv i FSHZH.

Top Channel