“Tempus”, zyrtarizohet financimi nga BE

13/02/2013 00:00

BE do të mbështese rolin e Universiteteve shqiptare në rritjen ekonomike
dhe sociale të vendit. Kjo nismë e unionit europian me një fond prej
1,2 milion eurosh do të konkretizohet nëpërmjet programit Tempus, i cili
filloi aktivitetet 3M, qe do te nxisin ndergjegjesimin dhe
bashkepunimin e Univesiteteve te vendit, atyre te BE, organeve
politikberese dhe shoqerise shqiptare ne zgjidhjen e problemeve te
fushave te ndryshme sociale.

I pranishem ne konferencen e mbajtur ne Universitetin Politeknik te Tiranes, Ministri i Arsimit dhe Shkences Myqerem Tafaj tha se ky projekt do te jete i suksesshem dhe do te jete rezultativ ne qellimin e tij.

Programi Tempus do te perfshije te gjitha universitetet publike shqiptare dhe do te zgjase rreth 3 vjet.  

Top Channel