Për herë të parë në historinë e institucionit qëndror të akuzës një
kryeprokuror që ikën dhe një kryeprokuror që merr detyrën i kanë ngjitur
së bashku shkallët e Prokurorisë së Përgjithshme, për të dalë përpara
trupës së prokurorëve në një ceremoni që për shkak të mungesës së
rasteve të ngjashme, u krye pa ndjekur një ane protokollare të
mirëfilltë.

Por ndërsa ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama i ngjiti shkallët me perfomancën që e karakterizoi gjate ketyre 5 viteve, por kesaj radhe po dosje ne duar, Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla sigurisht qe shoqerohej nga nje dosje.

“Në fakt gjendemi të gjithë në një situatë që duhet të menaxhojmë një ceremoni, sepse është ceremoni, për të cilën nuk kemi një protokoll të shkruar, por s’kemi as edhe një traditë. Bashkë me zoti Llalla gjykuam që ta zbatojmë këtë ceremoni për herë të parë. Eshtë risi fakti që në mënyrë ceremoniale dorëzohet detyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe merret nga Prokurori i ri që vjen në detyrë. Në pozicionin e Prokurorit që le detyrën, sigurisht që unë kam kënaqësi t’ju përshëndes me disa fjalë. Uroj që të vazhdoj të dëgjoj gjithnjë gjëra të mira dhe opinione të mira për punën që do të bëjë Prokuroria shqiptare. Besoj se Prokuroria nën drejtimin e zotit Llalla, tradita e mirë e krijuar do të vazhdojë të mbetet dhe sigurisht gjërat që janë për t’u përmirësuar do të realizohen”, tha Ina Rama.

Ndersa ish-prokurorja e Pergjithshme nuk dha asnje mesazh perveç falenderimeve, kryeprokurori Adriatik Llalla theksoi se do te jete garantuesi i te gjithe atyre punonjesve qe zbatojne ligjin.

“Gjate mandatit tim, nën drejtimin e këtij institucioni, prioritetet e mia do te jene qe te motivoj ata prokurorë qe perballen me luften kunder krimit dhe korrupsionit ne radhet e institucionit, por edhe me tej, duke marre vendime te drejta te pandikuara nga interesa te caktuara perfshi edhe ato politike, siguroj se do te jem garant i atyre punonjesve qe do te punojne e perkushtim ne permbushje te detyres”, tha Llalla.

Pas kesaj ceremonie Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla zhvilloi nje takim me paraardhesen e tij ne detyre. Ne perfundim, ndoshta siç e do tradita shqiptare, Kryeprokurori Llalla e percolli zonjen Rama ne dalje te Prokurorise se Pergjithshme, ku pas tokjes se duarve, Rama e uroi Llallën për mbarësi në këtë detyrë.

Top Channel