Qeveria nuk është e interesuar për statusin e vendit kandidat, thotë
Paskal Milo. Nga Shkodra pas një takimi me strukturat lokale ai deklaroi
se maxhoranca duhet të ishte ulur me opozitën për të zgjidhur çështjet e
mbetura pezull për integrimin dhe për të zgjidhur çështjen e Fierit, të
cilën siç thotë Milo, e krijuan dhe e mbajnë në këmbë po vetë.

“Ata nuk duan sepse nuk e perceptojnë demokracinë në Shqipërinë në standarde europiane. Ata duan një demokraci false, një demokraci të tipit oriental, të tipeve të vendeve arabe që i shikojnë udhëheqësit politikë si të përjetshëm. Mirëpo në Europë nuk mund të ketë udhëheqës të përjetshëm orientalë, siç mund të ketë patur deri tani. Ka ardhur koha që Shqipëria të funksionojë si shtet evropian”, tha Milo.

E gjitha kjo sipas Paskal Milos po ndikon edhe ne menyren e vleresimit te historise duke bere shembull figura qe ju ngjajne. Milo merr si shembull Ahmet Zogun. Ai thote se eshte e drejta e gjithkujt per t’u prehur ne vendin e tij, por e drejta humane nuk duhet keqperdorur.

“Një periudhë historike plot me kundërthënie. Ka qenë një periudhë kur Shqipëria ishte analfabete, kur Shqipëria pa drita, pa rrugë, pa infrastrukturën më të domosdoshme. Sigurisht që vetë zhvillimi historik sjell një lloj progresi, por ai lloj progresi që është bërë në kohën e Mbretërisë nuk është meritor i Ahmet Zogut. Ai ka mundur të bëjë dy apo tre gjëra të mira dhe të harrojë që ka bërë 100 të këqija dhe para së gjithash ka vrarë kundërshtarët e tij politikë”, tha Milo.

Top Channel