Përmet, kërcënohet kryebashkiaku

10/11/2012 00:00

Një 44-vjecar pasi është larguar nga puna në Bashkinë e Përmetit kërcënoi me vrasje duke përdorur një kaçavidë kryebashkiakun e qytetit Gilbert Jaçe.

44-vjecari me emrin Nesti Janku ka reaguar ashpër pas largimit nga puna dhe ka kundërshtuar ashpër edhe punonjësit e policisë.

Ai është shoqëruar nga policia e cila ka gjetur edhe mjetin me të cilin 44-vjecari kërcënonte që të vriste kryebashkiakun.

Dosja e kësaj cështje i ka kaluar prokurorisë.

Top Channel