Diabetikët, shifra alarmante

27/10/2012 20:10

Numri i të sëmurëve me diabet në Shqipëri sa vjen dhe shtohet dita-ditës. Mjekët endokrinologë japin alarmin duke thënë se shumë persona nuk e dinë që janë të prekur nga kjo sëmundje, ndërkohë që në rast moskurimi në kohë pasojat e saj janë vdekjeprurëse.

“Kemi 5 për qind të popullsisë që janë me diabet, por fatkeqësisht 50 mijë persona që kanë diabet nuk e dinë që e kanë. Neve na intereson që krahas zbulimit të sëmundjes, të marrim edhe masa ndaj saj. Nëse nuk mjekohet në mënyrë korrekte, atëherë ka rreziqe”, thotë, Agron Ylli, shef i pavionit të endokrinologjisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i të prekurve nga sëmundja e diabetit në botë kap shifrën e 366 milionë njerëzve, ndërkohë që deri në vitin 2030 kjo shifër pritet të shkojë në 552 milionë njerëz.

Top Channel