SHBA: Tesiç, trafikant i paligjshem

02/10/2012 00:00

Emri i trafikantit paligjshëm të armëve Sllobodan Tesiç nuk është i panjohur për Departamentin Amerikan të Shtetit.

Mbi te gjitha, ai ishte perfshire ne listen e zeze te Kombeve te Bashkuara, permes rezolutes 1521 te Keshillit te Sigurimit. Ai permendet në disa prej kabllogrameve të ambasades amerikan ne Jemen, qe i jane derguar Uashingtonit. Në njërin prej tyre, ai qe mban daten 14 dhjetor 2009, i shkruar nga ambasadori amerikan, Stefen Sece shkruhet se kompania e trafikantit serb, Sllobodan Tesiç “Moon Storm Enterprises LTD” nënshkroi një marrëveshje armesh prej 78 milione dollaresh me Ministrine e Mbrojtjes se Jemenit. Ishte pikerisht kjo periudhe kur ish-presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh kishte zbuluar opoziten e keshilltareve te tij te ngushte, cka kercenonte pushtetin e tij.

Jemeni ne 2011 ishte ne zinxhirin e vendeve qe perjetuan Pranveren Arabe, ku protestuesit kundershtuar pushtetin 33-vjeçar te Ali Abdullah Saleh. Armet per te cilat ishte firmosur- duke iu kthyer kabllogrames- do te mberrinin ne Jemen ne Janar te 2010, sipas ambasades bullgare ne Sanaa. Kontrata prej 34 faqesh perfshinte; arme te vogla, artileri te rende, snajper, pajisje demontimi, anti-ajrore etj. Ambasada bullgare pretendonte-sic shkruan kabllograma- se ‘Moon Storm Eterprises’ dhe drejtori i saj Goran Andric jane te lidhur me Slobodan Tesiç, i  perfshire ne rezoluten 1521 te OKB-se, i cili -vitet e fundit- kishte bere disa udhetime ne Jemen lidhur per kete kontrate.  

Nga ana tjeter Bullgaria shpresonte nga Uashingtoni te ndalonte zbatimin e kesaj kontrate armesh duke iu hapur kesisoj rrugen prodhuesve bullgare te armeve, te cilet do te garantonin te tilla pajisje. Ne kabllogramin e 22 Dhjetorit 2009, Departamenti Amerikan i Shteti kerkon te verifikoje raportimet me qeverine e Jemenit dhe i kerkon ketij vendi te mos merren me individe te tille, i perfshire ne listen e zeze te Keshillit te Sigurimit.
 
Kush është Tesiç?

Sllobodan Tesiç ka lindur me 21 dhjetor te vitit 1958. Ka kombesi serbe dhe nje pasaporte me numer 004362756. Ekziston nje liste e gjate krimesh te lidhura me kete person, i cili ka furnizuar me arme Irakun dhe Liberine, regjime terroriste duke shkelur embargot e armeve te OKB-se.  

Ne vitin 2005 u perpoq te hynte ne Bullgari, por duke iu referuar rezolutes 1521 e Keshillit te Sigurimit qe e perfshinte ne listen e zeze, ai u kthye ne Serbi. ‘Moon Storm Enterprises’, kompania e lidhur me te-ishte regjistruar ne Qipro.

Top Channel