Tragjedia në pus, prej vitesh nuk punon ujësjellësi

17/09/2012 00:00

Tragjedia që ndodhi në fshatin Thanë të Cërrikut, ku dy persona babe e
bir u mbyten ne pus, e ka zanafillen te mungesa e ujit te pijshem prej
vitesh.

Ujesjellesi i vjeter ne kete fshat nuk arrin te furnizoje lagjen ku banonte Enver dhe Florenc Hoxha, 56 dhe 26 vjec, te cilet u mbyten ne pusin e shtepise qe po pastronin.

Banoret thone se uji i pijshem ju mungon dhe zgjidhja jane vetem puset.

Dy te mbyturit jane nxjerre nga thellesia prej 25 metrash nga punonjesit e reparteve te kerkim shpetimit te minierave dhe zjarrfikesit. Ata rane njeri pas tjetrit ne thellesine e ngushte me uje ne tentative per te pastruar pusin qe perdornin si furnizues per ne banesen e tyre.

Top Channel