SHBA, rol kyç në zgjedhjet e 2013-ës

08/09/2012 00:00

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri mori pjesë në
Forumin e Liderëve Botërorë, që u zhvillua me rastin e Konventës së
Demokratëve Karolinën e Veriut.

Ftesa është bërë nga Bordi i Drejtuesve të Institutit Kombëtar Demokrat që kryesohet nga ish-sekretarja e Shtetit Madalen Allbright. Në këtë aktivitet qe zhvillohej ne kuadrin e Konventes morën pjesë personalitete të njohura politike e diplomatike.

Gjatë qëndrimit në SHBA deputeti Gjiknuri u takua ne departamentin e shtetit me  Jonathan Moor, Drejtorin  e Rajonit te Evropes lindore dhe juglindore. Zoti Moore eshte zevendesi i zotit Philip Riker, i cili ndodhet per vizite ne Tirane.
 
Ne takim eshte folur rreth çështjeve që kishin të bënin me  institucionet e pavarura, forcimin e tyre, rolin e opozites, integrimin evropian, çeshtjet e sigurise dhe zgjedhjet.Bashkëbiseduesit Gjiknuri dhe Moore diskutuan per konsolidimin e institucioneve te pavarura  dhe forcimi i shtetit ligjor si receta e vetme qe siguron stabilitet afatgjate per Shqiperinë.

“Ne zgjedhje duhet shkuar me nje klime te qete dhe ato duhet të jenë të lira dhe te ndershme.SHBA do te luajne rolin e tyre ne kete drejtim,” është shprehur Moore.

Në zyrat e OSBE-s në Washington Gjiknuri është pritur nga zonja Susan Bell drejtore e OSBE-se dhe organizatave nderkombetare ne Departamentin e Shtetit. Ky takim u fokusua kryesiht ne ceshtjet e zgjedhjeve, reformen zgjedhore dhe pergatitjen  per zgjedhjet e 2013-tës. Gjiknuri kerkoi monitorim te hershëm te pergatitjerve per zgjedhjeve si dhe shqetesimin se qeveria duhet te trealizoje angazhimet e mara per pergatitjen infrastrukturore te zgjedhjeve.

Në vijim të qendrimit në ëashington, deputeti Gjiknuri u prit nga zëvendësdrejtori i Programit te Asistences Ndërkombëtare te hetimit zoti Gregory Ducot, ku u fol per asistencën amerikane ne fushën e drejtesise dhe policise si dhe problemet ne kete sektor.

Pjesë e takimeve të Damian Gjiknurit ishte edhe ai në Departamentin e Mbrojtjes me Drejtorin e Kordinimnit Operacional per Evropen Juglindore. Hollesite nga ky takin nuk behen publike por duket se nje rendesi eshte kushtuar çeshtjeve te mbrojtjes dhe sigurise, perfshire dhe problematika e kontrollit parlamentar mbi Forcat e Armatosura.

Top Channel