Masa në urgjencën e Tiranës

01/09/2012 00:00

Shkarkime dhe masa disiplinore për bluzat e bardha në urgjencën e
Tiranës. Ka mjaftuar një ankese e qytetarëve, të cilët kanë pasur nevojë
për shërbimin e urgjencës në vendngjarje dhe qe nuk kane mundur ta
kene, per shkak se ne telefonin e urgjences vene ne sherbim nuk eshte
pergjigjur askush per te disaten here, që ministri i Shëndetësisë të
marrë këto masa.

Ai ka urdhëruar shkarkim nga puna të infermieres primare, ndërsa mjekut primar i është dhënë vërejtje me paralajmërim. Këtyre masave nuk i ka shpëtuar edhe Shefi i Urgjences së Tiranës, Dashamir Krasniqi, i cili ka marrë vërejtje nga Ministri i Shëndetësisë.

Ky eshte rasti i dyte i ankesave qe mberrijne ne Ministrinë e Shëndetësisë, lidhur me sherbimin në Urgjencën në Tiranë, për të cilin ministri i Vangjel Tavo u kishte kërkuar të jenë të kujdesshëm, si në gatishmërinë ndaj qytetarëve, por edhe në komunikimin me ta përmes telefonit. Rasti i pare kishte te bente me nje ankese per komunikimin arrogant nepermjet telefonit te bluzave te bardha, qe sherbejnë në këtë urgjencë dhe qytetarëve që kërkonin ndihmë mjekësore.

Top Channel