Vlorë, arrestohen katër grabitës

26/08/2012 00:00

Policia e Vlorës arrestoi një grup prej katër personash dhe tre të tjerë janë në kërkim si autorë të një serie grabitjesh me armë të ndodhura në këtë qytet.

Të arrestuarit janë vëllezërit Nardi dhe Joni Idrizi, Mario Metaj e Armando Likaj. U arrestuan gjithashtu edhe dy persona të tjerë sepse ndihmonin shtetasin Nardi Idrizi t’i shpëtonte policisë.

Të arrestuarit dhe personat në kërkim janë autorë të grabitjes së disa pikave të karburantit dhe kazinove në qytet. Grupi i mësipërm drejtohej nga shtetasi Nardi Idrizi i cilësuar person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe i identifikuar dhe provuar si personi i cili ka hapur zjarr në të gjitha rastet si ndaj qytetarëve në tentativat për grabitje, ashtu edhe ndaj patrullës së përgjithshme të policisë më datë 22.08.2012 në tentativë për arrestimin e tyre në flagrancë gjatë grabitjes së një pike karburanti.

Policia sekuestroi edhe një armë automatike model 56, kallashnikov. Autorët e këtij grupi kriminal ka qënë tëpër të dhunshëm dhe të rrezikshëm gjatë kryerjes së grabitjeve dhe nga specialistët e hetimit klasifikohen si një nga 2 grupet më të rrezikshme kriminale që kanë vepruar 5 vitet e fundit në qytetin e Vlorës, pas grupit të vjedhjeve me armë të bankave dhe kazinove, të goditur në kuadër të operacionit “SFIDA 1”.

Top Channel