Pogradec, gjendet në liqen kufoma e 55-vjeçares

17/08/2012 00:00

Kufoma e një 55-vjeçareje është gjetur nga pushuesit në liqenin e Pogradecit. Kufoma u gjet nga pushuesit në breg të liqenit.

Policia ka identifikuar viktimën, për të cilën tha se trupi i pajetë i përket shtetases Çelike Rakipllari, 55 vjeçe, e cila duke se ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëmbytur.

Rrethana familjare duke se e kanë shtyrë 55-vjeçaren të shkojë drejt aktit fatal.

Mësohet se viktimës para pak muajsh i kishte vdekur i biri, ndërsa bashkëshorti i saj vuante një dënim prej 25 vitesh në burg për vrasje.

Top Channel