Gjirokastër, të tharë për ujë

10/08/2012 00:00

Banorët e fshatit Bulo në Gjirokastër, një prej zonave më të populluara
pranë rrugës nacionale Gjirokastër –Kakavije prej dy muajsh pothuajse
nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

700 banorë të komunës Qendër–Libohovë,që jetojnë në këtë fshat kanë protestuar disa herë për të  zgjidhur problemin e lidhjeve të  paligjshme në tubacionin kryesor të ujësjellësit, por nuk kanë marrë përgjigje. Ata thone se uji që duhet të furnizonte fshatin grabitet përgjatë 3 kilometrave të itinerarit të tij, që nga burimi prej banorëve dhe bizneseve të vendosura pranë.

Fshati Bulo është një vendbanim i ndërtuar pas çlirimit sipas stilit të vendbanimeve rurale të tipit fermë. Fshati që rrethohet nga ujërat është furnizuar vazhdimisht prej burimit të Libohovës. Ndërhyrjet që kufizuan furnizimin kanë filluar 3-4 vjet më parë ndërsa këtë vit kjo zonë nuk merr dot as 20% të ujit që destinohet për ta furnizuar. Në fakt të gjithë subjektet që kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në rrjet, duke kryer shpime në tubacionin kryesor për të furnizuar banesat, bizneset apo për ujitje janë qartësisht të identifikueshme pasi askush nuk ka frike të fshehë gjurmet.

Top Channel