Mirditë, shpërthen granata, plagosen tre fëmijë

18/07/2012 00:00

Shpërthimi i një granate ka shkaktuar plagosjen e tre fëmijëve në fshatin Simon të Mirditës.

Fëmijët e plagosur janë tre vëllezër të familjes Çuni dhe kanë moshën 13, 10 dhe 6 vjeç. Ata janë sjellë me urgjencë në Spitalin Ushtarak, prej nga ku raportohet se dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Burime zyrtare nga policia e Lezhes bejne me dije se ngjarja ka ndodhur ne oborrin e shtepise, por ende nuk jane sqaruar rrethanat e sakta te ngjarjes. Nuk dihet ende se ku e gjeten granaten femijet.

Top Channel