Aksident rrugor, dy të vdekur, një i plagosur

16/07/2012 00:00

Një aksident automobilistik me pasojë 2 të vdekur dhe një të plagosur ka
ndodhur gjatë orëve të paradites së të hënës në aksin rrugor
Vlorë-Fier.

Aksidenti ndodhi ne vendi ne quajtur Qafa e Koshovicës, ku një automjet tip Audi me targe FR 5573 D, i cili  drejtohej nga Bejo Troka eshte perplasur me nje makine e me pas me nje kamion dhe perpasoje ka perfunduar i permbysur ne ne kanal te ane te rruges.

Si pasoje e ketij aksidenti kane mbetur te vdekur ne vend Lorenc Troka 24 vjeç dhe Taulant Troka 30 vjeç qe te dy pasagjere ne automjetin tip Audi. Sipas burimeve nga policia lokale mesohet se shkak i kdetij aksidenti ka qene humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit te automjetit Bejo Troka, i cili ndodhet ne spitalin e Fierit dhe gjendja e tij shendetesore paraqitet e rende. Policia po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ketij aksidenti.

Më ketë aksident shkon në 10 numri i të vdekurve dhe në 24 i të plagosurve nga aksidentet në rrugët e Shqipërisë vetëm në ditët e fundit.

Shkak për shumicën e tyre ka qene shpejtesia ne rruge, mungesa e patrullave policore per te rregulluar trafikun e renduar ne disa akse rrugore ku dukshem standartet e sigurise nuk jane respektuar.

Top Channel