Idrizi: Rezolutë për çështjen çame

28/06/2012 00:00

Aktivistë nga ‘Klubi i Patriotëve’, pjesë e PDIU-së në hyrje të Kuvendit
i kanë dhuruar deputetëve numrin special të revistës ‘Çamëria’, përfshi
një libër me foto nga monumentet natyrore dhe kuturore të Çamërisë, në
kuadër të sensibilizimit të cështjes çame.

Nderkohe nga foltorja e parlamentit deputeti Shpëtim Idrizi, njëkohësisht kryetar i PDIU-s u shpreh se:  “si sot 67 vjet më parë, u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht, gra, pleq, e fëmijë, rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin artificial të Camërisë me Shqipërinë, në Kllogjer. Zoti Idrizi ka risjellë në vëmëndje të deputetëve nevojën e miratimit të një rezolute për çështjen çame.

“Për të vënë në vend drejtësinë për viktimat e genocidit mbi Çamërinë, duhet që zgjidhja e çështjes çame të jetë në axhendën e veprimit të institucioneve tona, diplomatike dhe juridike. Ndaj ne mendojmë se ka ardhur koha që të miratohet përfundimisht një Rezolutë mbi çështjen çame, e cila ta sanksionojë përfundimisht futjen e kësaj çështjeje në axhendën tonë kombëtare. Ky parlament nuk është si parlamenti i 2004-ës, ku ndërgjegja kombëtare mungonte me tepri, apo kur anetaret e Shoqates Çameria rriheshin e gjakoseshin ne dyert e parlamentit te shqiptareve se kërkonin një rezolutë. Në këtë parlament të gjithë deputetët vlejnë njëlloj. Edhe ne shqiptaret e Çamerise ju konsiderojme te gjitheve si burra e gra me dinjitet e patriotë”, tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi deklaroi se që kjo rezolutë të bëhet realitet PDIU-ja do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që ta shtyjë parlamentin ta miratojë rezolutën, qoftë dhe duke i bërë thirrje vullnetit të qytetareve shqiptare  anembanë kombit.

Përkujtohet genodici ndaj çamëve

27 qershori është dita përkujtimore e genodicit ndaj popullsisë çame që u dëbua me forcë dhe u masakrua në masë në fund të Luftes së Dyte Botërore në Greqi.

Ne kujtim te kesaj dite qe i kushtohet 2900 viktimave te ketij genocidi, qe ndodhi ndaj nje popullsie te tere vetem per arsye etnike dhe fetare, perfaqesues te komunitetit çam kane ndezur qirinj ne memorialin kushtuar te afermve te tyre qe humben jeten.

Ne memorialin prane Qafe Botes, andej ku mijëra çame u futen ne Shqiperi pasi u debuan me force nga shtepite ne daten 27 qershor jane ndezur 2900 qirinj dhe jane vendosur tufa me lule.

Ky eshte nje nga vendet simbol te vuajtjes se popullsise çame. Me mijëra pleq, gra, femije udhetuan ne kembe per kilometra te tere ne fund te Luftes se Dyte Boterore, pasi ishin vrare, masakruar dhe grabitur nga forcat ushtarake te drejtuar nga Napolon Zerva. Ne kete rrugetim biblik, çamet morën  me vete edhe ata qe humben jeten rruges. Dje pasardhesit e tyre qe jetojne ne gjithe vendin kane shkuar dhe kane ndezur qirinj ne kujtim te viktimave te genocidit.

Ekspozitë me foto

Në kuadër të javës çame, në Tiranë po qendron e hapur një ekspozitë me foto, të cilat ilustrojnë genocidin e ushtruar nga Greqia ndaj popullsisë së krahinës së Çamërisë. Ekspozita u vizitua edhe kryetari i Partise socialiste Edi Rama.

Sipas organizatorëve mesazhi që përcjellin fotot është mos-harrimi i asaj që ndodhi ndaj shqiptarëve të camërisë dhe për të kujtuar ata që u masakruan nga forcat e kolonelit famëkeq Napolon Zerva.

Krahas fakteve për këtë genocid pjesë e ekspozitës janë edhe fotot e figurave të shquara të Çamërisë që kanë kontribuar për cështjen kombëtare. 68 vjet më parë forcat paramilitare greke ndërmorrën një spastrim etnik ndaj popullsise  came duke mos kursyer edhe jetën e rreth 100 fëmijëve.

Top Channel