Interesat, ulje e ngadaltë

12/05/2012 00:00

Përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të lehtësuar kreditimin, përmes
uljes së normës së interesave, nuk po japin ende rezultatin e dëshiruar.

Brenda muajve të fundit, Banka Qendrore ka ulur katër herë normën baze te interesit, duke e çuar ne 4.25 % . Banka shpresonte qe ky instrument i saj, i vetem, per te nxitur konsumin e publikut përmes marrjes së kredive, të funksiononte. Por kjo duket se nuk ka ndodhur me fuqinë e plotë. Ky fakt pohohet nga vete Banka Qendrore në raportin e fundit të saj, të fundit të politikës monetare për tremujorin e pare të këtij viti.

Por cilat janë shkaqet dhe shkaktarët?

Banka Qendrore thote në gjuhë të kontrolluar se kjo ka ndodhur nga qe efekti i uljes se normes se interesit kerkon me shume kohe te shfaqet dhe se tregjet finaanciare ende jane duke u ballafaquar me rreziqe te larta per shkak te krizes.

Megjithate analiza e metejshme tregon se shkaktari kryesor që interesat e kredive nuk kanë rënë mbetet marrëdhënia e vështire qeveri–banka. Qeveria ka rritur huamarrjen në tregun e brendshëm, për shkak të shpenzimeve të ekzagjëruara operative duke rritur defiçitin duke mbajtur barrën kryesore të fajit ndërkohë bankat nga ana e tyre jane stepur për të dhënë para, pasi ndodhet nën presionin e kushteve të Bashkimit Europian për të përmirësuar bilancet e tyre. Kjo ka bere qe interesat e bonove te thesarit te rriten, duke frenuar keshtu renien e interesave te kredive per sektorin privat.

Megjithese Banka Qendrore pranon se interesi mesatar i kredive ne leke eshte me i ulet se nje vit me pare, serish sipas saj ky rezultat nuk reflekton plotesisht veprimin e fundit te bankes per uljen e normes baze.

Banka Qendore e shpjegon kete edhe me nje arsye tjeter. Sipas saj bankat e nivelit te dyte kane shtrenguar kushtet per te marre kredi, pasi jane ende te pasigurta në ecurine ekonomike te vendit por edhe te krizes nderkombetare. E ndodhur e vetem perballë ketyre dy aktorëve të fuqishëm qeveri dhe banka private, banka e Shqipërisë tashme s’ka se çfare te beje vetem presë dhe shpresojë.

Top Channel