Të vegjëlit: Të shqyrtohen kërkesat tona

09/05/2012 00:00

Kur ka mbetur edhe pak kohë nga përfundimi i reformës zgjedhore, aleatët e
PD dhe PS kanë kërkuar bashkarisht, marrjen në shqyrtim nga Komisioni
Parlamentar të kërkesave të tyre dërguar këtij Komisioni, nëpërmjet një
dokumenti firmosur nga 26 parti politike dy javë më parë.

“Nga kjo tryezë mund t’i bëjmë thirrje partive politike që të shikojnë me përgjegjësi korrektimin kombëtar edhe të kryejnë amendimet që s’duhet të jenë thjesht për të kaluar radhën, nuk duhet të jenë thjesht një kozmetikë e radhës, por duhet të jenë një ndryshim që duhet të pasqyrojnë patjetër forcën e partive tona politike”, tha kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo.

“Edhe ne si LSI i qëndrojmë marrëveshjes, së 26 partive. Të gjithë duhet t’i qëndrojmë atyre firmave të hedhura dhe në radhë të parë drejtuesit e PD dhe PS”, tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.

“Ajo që kërkojmë nuk është gjë tjetër vecse t’i përmbahemi me seriozitet asaj që kemi rënë dakort dhe të konsiderohen propozimet tona, sikurse jemi të hapur për diskutuar propozime të tjera që mund të vinë nga tryeza teknike të reformës zgjedhore. Zgjatja pafundësisht e këtij diskutimi jo vetëm krijon pikëpyetje në seriozitetin e asaj marrëveshje, por besoj pastaj në të gjithë reformën zgjedhore”, tha kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Top Channel