Arrestohet 46-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

08/05/2012 00:00

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 46-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shaban Zenaj, nga Fieri, është i dyshuar edhe për trafik heroine.

46-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Milanos me 14 vjet burg, dhe për të ishte nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar.

“Arrestimi i Zenajt u krye në një lokal luksoz, që dyshohet se është në pronësi të tij”, bëri të ditur zyrtarisht policia.

Sipas saj, kanë nisur procedurat për ekstradimin e të arrestuarit drejt Italisë.

 

Top Channel