IKAP: Shkollat e mesme, listim sipas nivelit

21/04/2012 00:00

Të gjitha shkollat e mesme, si ato publike dhe jo publike do t’i
nënshtrohen sistemit të akreditimit duke nxjerrë në pah gjimnazin apo
shkollën me te mire persa i perket pergatitjes se nxenesve ne vend.

Faza e pare eshte ajo e vetëvleresimit e cila kryhet nga drejtorite e shkollave.

“Një shkollë nuk mund të kuptohet dot pa menaxhimin e saj, nuk mund të mendohet pa kurrikulën që ajo zbaton, nuk mund të mendohet pa arritjet e nxënësve, bashkëpunimin e partneritetit mbi aktorë të ndryshëm. Këto janë fushat mbi të cilat ne kemi ndërtuar produktin dhe marrëdhëniet me shkollat”, tha Robert Gjedia, drejtor i IKAP.

Vetevleresimi behet per cdo vit shkollor. Nje nga treguesit jane rezulatet e matures shtetore, te cilat krahasohen me rezulatet e shkolles. Me pas i mbetet Inspektoriatit Kombetar te Arsimit Parauniversitar, te beje akreditimin e tyre. Ky proces ka nisur si fillim ne 10 shkolla te mesme, per t’u shtrire me pas ne te gjitha shkollat e vendit.

Top Channel