Gjirokastër, sekuestrohet kanabis, 3 në kërkim

11/04/2012 00:00

Policia e Gjirokastrës ka organizuar dy operacione antidroge ku jane
sekuestruar 90 kg marijuane. burime nga policia lokale bejne te ditur se
pas informacioneve te marra ne rruge operative jane vene ne ndjekje te
dy personave ne fshatin Grapsh të Dropullit te poshtem po transportonin
dy çanta me lende narkotike te dyshuar si kanabis sativa.

Sapo kane pare policise ata jane larguar duke braktisur edhe cantat ne te cilat gjendeshin 49 pako te mbeshtjella me natriban dhe brenda tyre gjendeshin 60 kilograme marihuane.

Policia eshte vene ne ndjekje te poseduesve te lendes narkotike, te cilet mendohet se e kane blere lenden narkotike ne Lazarat me qellim ta transportonin drejt shtetit fqinj.

Po gjate oreve te nates policia e Gjirokastrës ka bere një operacion tjeter antidroge, ku ka sekuestruar 30 kg marihuane dhe ka shpallur në kërkim nje 23-vjeçar nga fshati Bulo i Gjirokastres, i cili po tentonte te kalonte kufirin me Greqine me nje çante te mbushur me lende 30 kilogramë kanabis. Policia po punon per kapjen e tij.

Top Channel