Dixhitalizimi, opozita: Strategji e mangët

03/04/2012 00:00

Në Komisionin e Medias dhe Edukimit, ministri i Inovacionit ka paraqitur
Strategjinë e Dixhitalizimit, pavarësisht mosmiratimit ende të
projektligjt, për transmetimet me zë dhe figure.

Ministri Genc Pollo tha se brenda ketij muaji kjo strategji do te kaloje ne qeveri, por me pare duhen amenduar  4 nene te cilat i mbivendosen ligjit.

“Janë dokumente që mbivendosen dhe normat që vendosen te njeri, duhet të jenë pasqyruara te tjetri. Ne në analizë të fundit kemi një numër nenesh të projektligjit për mediat audiovizuale, që duhet të amendohen, në mënyrë që të jenë të përputhshme. Me sqarimin e pikave që janë ende të hapura shpresoj, që brenda këtij muaji, strategjia të miratohet në Këshillin e Ministrave”, tha Pollo.

Mesi i vitit 2015 eshte afati i fundit, kusht nga Bashkimi Europian per kalimin nga transmetimet analoge ne dixhitale, çka do te kerkoje shume investime nga operatoret privatë dhe publikë.

Pollo tha se vetem per Radiotelevizionin Shqiptar kerkohen 28.6 milionë euro, ndersa nese do te subvencionohen  nga shteti, ne formen 100 për qind te gjithe konsumatoret, kostoja eshte 30 milionë euro.

“Masa e subvencionit që do të japë shteti, mënyra nëse do të përkrahen kryesisht familjet e varfra me ndihmë sociale, apo edhe familjet e tjera do të kenë një subvencion, kjo është një çështje dhe kostot shkojnë nga 100 për qind, që është 30 milionë, që është shumë e madhe, në një 50 për qindësh, shkon në 14.7 milionë dhe në 7 për qind, nëse reduktohemi në familjet në nevojë, i cili do i kushtojë buxhetit të shtetit, pra për subvencionin 2.1 milionë euro”, tha Pollo.

Kryetarja e Komisionit Valentina Leskaj dhe deputeti Alfred Dalipi kane theksuar se ndersa qeveria ka strategji per dixhitalizimin, KKRT vazhdon të japë licensa për transmetimet analoge, çka bie në kontradiktë me strategjinë.

“KKRT-ja vazhdon të japë licensa, ndërkohë që nuk duhet të japë licensa. KKRT po funksionon jo e plotë dhe ka nevojë të riformatohet. Të gjitha këto janë të lidhura me procesin e strategjisë dixhitale dhe miratimin e ligjit. Unë nuk jam e sigurtë, se sa kjo strategji ka konsideruar një realitet që ekziston në tregun mediatik, cka do të thotë që kur ne bëjmë strategjinë dixhitale, nuk është një strategji, e cila duhet të mendojë kryesisht për operatorin publik, por duhet të konsiderojë edhe atë treg që është realisht ekzistent”, tha Leskaj.

Ne Komisionin e Medias dhe Arsimit u kerkua te permirësohet strategjia dixhitale, në mënyrë që t’i hapet rrugë ligit per transmetimet numerike me ze e figure.

Strategjia per dixhitalizimin duhet te permbushet brenda me pak se tre vjetesh, nje kusht per integrimin e Shqiperise. Por koha e shkurter duket e pamjaftueshme per hartimin e nje strategjie te plote, qe perfshin edhe tregun, jo vetem Televizionin Publik Shqiptar. Ne treg funksionojne operatore dixhitale, te cilet nuk duken fare te perfshire te strategjia per dixhitalizimin, çka e bën të mangët këtë projekt të kundërshtuar nga të gjithë operatorët dhe televizionet e tjera, kombëtare ose lokalë.

Top Channel