Lushnjë, eksportohen prodhimet e fermereve

30/03/2012 00:00

Tregtarët e perimeve të Myzeqesë kanë nisur të shpërndajnë pothuajse në gjithë Europën prodhimet e fermerëve të Lushnjës.

Ne qendren e grumbullimit ne Lushnje eshte ngritur edhe nje linje perpunimi dhe ambalazhimi provizore para se prodhimet vendase te nisen drejt vendeve perendimore, por edhe ne lindje.

Kjo sasi prodhimesh po pergatitet te niset drejt Polonise. Ne Lushnje kane shkuar edhe tregtaret polake te cilet vleresojne cilesine e prodhimeve shqiptare.

“Kemi gjetur ngrohtesine dhe bashkepunim te mire me eksportuesit shqiptare. Jemi shume te kenqur me prodhimet shqiptare dhe polaket pelqejne mallrat qe ne marrim ketu. Prodhimet shqiptare vleresohen per shijen dhe mendoj se jane me te mirat ne gjithe Ballkanin”, thotë një tregtar polak.

Por jo te gjithe fermeret po gjejne treg. Nje pjese e tyre ankohen per cmimet e shitjeve ne treg. Per ta problem jane edhe lendet e para apo punimet qe bejne per te kultivuar perimet e stines. Shume nga keto veshtiresi vijne edhe per shkak te mungeses se informimit apo marketingut.

Top Channel