Dropull, jeta kulturore, gjithnje e më e varfër

24/03/2012 00:00

Godinat e ndërtuara në Dropull, banorët i lidhin me të kaluarën
socialiste. Ato kanë shërbyer si njësi shërbimi, njësi shitjeje, mensa
dhe në disa fshatra si qendra kulture.

Sot pothuajse të gjitha këto ngrehina gjenden gjysmë të rrënuara për shkak të ndarjes mes shumë pronarëve të cilët nuk i funksionalizuan dot.

Banorët në Dropull nuk janë nostalgjikë të periudhës së diktaturës, por shumica e tyre mendon se jeta publike është zhdukur plotësisht. Në të gjithë zonën e Dropullit janë me qindra objektet e dikurshme publike që janë lënë në harresë dhe po shkojnë drejt shembjes për shkak të mosinvestimit.

Top Channel