Durrës, humb jetën 40-vjeçari

22/03/2012 00:00

Një 40-vjeçar është gjetur  i pajetë në qytetin e Durrësit mëngjesin e
se enjtes. Viktima quhet Shaban Çullhaj dhe është nga fshati Arapaj.

Trupi i pajete eshte gjetur në një kanal në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar. Policia mberriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Burime nga blute e Durresit bejne te ditur se kane gjetur në vendngjarje edhe makinën e viktimës, me targa DR 9495 D, e cila e kishte derën hapur ndërsa çelësat ndodheshin brenda. Pista e parë e hetimit është e ajo e mbytjes. Policia vijon hetimet per te zbardhur nese ngjarja eshte aksidentale, apo e qëllimshme.

Top Channel