Ngjarja në Kinostudio, pranga dy personave

07/03/2012 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, që dyshohen si autorë për
ngjarjen e rëndë e ndodhur mesnatën e kaluar në rrugën “Myslym Keta” në
zonën e Kinostudios.

Sipas informacioneve të fundit në pranga kanë rënë shtetasit Bilbil Krasniqi dhe Gentian Luga, të dyshuar si autorë të plagosjes së katërfishtë.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh, ku sipas dy personat kanë qëlluar në drejtim të të rinjve, duke plagosur rëndë tre prej tyre dhe më lehtë një tjetër.

Te plagosurit Oltjon Shehu, Eldi Skodrinaj dhe Erald Bani nga 25 vjec dhe Ardit Buxheli 18 vjec janë transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shoqëruar të gjithë personat që gjendeshin në atë moment në pikën e basteve për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Top Channel