PDIU, ndihma në Tropojë

25/02/2012 16:15

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet u solidarizua me banorët e zonave të izoluara të Tropojës duke shpërndarë ndihma për më shumë se 600 familje.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u takua me banorët dhe tha se kjo është e vetmja forcë që iu është gjetur në krah këtyre banorëve.

“Kemi shprehur solidaritetin njerëzor për t’u ardhur në ndihmë këtyre banorëve në këtë situatë të rëndë në të cilën ndodhen nga moti, që nuk është përsëritur që prej 60 vitesh. Por përvec solidaritetit njerëzor, kjo është edhe mirënjohja për  të gjithë popullin e Tropojës për atë mbështetje të madhe që ata na kanë dhënë, morale e patriotike për të gjithë shqiptarët e Çamërisë”, deklaroi kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

“Ne si popull shqiptar, si komb shqiptar, në ditë të vështira në bashkon dashuria dhe respekti për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe kjo është vlera jonë dhe kontributi PDIU-së dhe biznesmenëve të saj, bënë të mundur që në këto ditë të vështira, si asnjëherë tjetër, të japim një kontribut modest për të gjithë vëllezërit tanë në nevojë”, tha Presidenti i PDIU-së, Tahir Muhedini.

Top Channel