Zjarri në një banesë në Kamëz, digjen edhe tre makina

18/02/2012 00:00

Një familje në afërsi të vendit Kodër-Kamëz ka rrezikuar jetën gjatë një
zjarri të rënë në mesnatë në banesën e tyre, një vile trekatëshe.

Gjate ketij zjarri fatmirësisht nuk ka patur te njerez te lenduar, perveç dëmeve materiale. Burimet thone se zjarr renia eshte raportuar me telefon ne sallen operative te komisariatit te Kamzes rreth ores 13 dhe menjehere pas ketij njoftimi forcat zjarrfikëse dhe te policise kane mberritur ne zone.

Policia thote se eshte demtuar i gjithe kati i pare i nderteses, si dhe jane shkrumbuar teresisht tre automjete, mes te cileve nje mjet furgon dhe dy mjete tip wolkswagen.

Te treja automjetet thane burimet e policise ndodheshin brenda ne servis dhe jane djegur komplet.Nderkohe burimet shtuan se pas këqyrjes se pare dhe ekspertizes ne vendngjarje rezulton se shkak i zjarrit eshte bere nje shkendije elektrike.

Top Channel