Armët “kineze” të Assad

11/02/2012 19:45

C.J Chivers është një prej autorëve të shkrimit të “Neë York Times” që zbuloi të gjitha lidhjet që çuan në shpërthimin në Gërdec.

Analist ushtarak i “NYT”, një ndër gazetarët investigues të gazetës amerikane prej shumë vitesh, kësaj here është përqendruar në gjurmimin e armëve të përdorura nga ushtria siriane në Homs, duke hedhur hipoteza dhe duke folur edhe për Shqipërinë.

Duke iu referuar fotografive dhe dëshmive që qarkullojnë këto ditë jashtë Sirisë- thote ai- shihet se ushtria e Bashar Al Assad po përdor raketa tokë-tokë 107 milimetërshe në zonat e banuara.

Përdorimi i këtyre armëve të veçanta në konflikt nuk do të habiste askënd nëse do t’i hidhnim një sy ushtrisë siriane përgjatë viteve.

Prania e tyre përkon me dëshmitë, fotografitë apo videot, mbi të gjitha me historinë e blerjeve të ushtrisë siriane, e mbështetur tek armët e Bllokut të Lindjes.

Pra, pyetja qe ai bën është: Nga vijnë këto raketa? Kur dhe si mbërritën në Siri? Teorikisht këto raketa janë prodhuar në Kinë. Mos do të thotë kjo se Kina ia shiti Sirisë? Përgjigjia është kundërshtuese.

Arsyet janë të thjeshta: “Në fakt raketa 107 mm është një nga më të përhapurat. Kina ka kontribuar në tipin 63 të raketës për dekada të tëra dhe e ka eksportuar në shumë vende. Kjo lë të hapur mundësinë se një vend i tretë që ka marrë këto raketa shumë kohë më parë mund t’ia këtë ngarkuar blerësit, përfshirë edhe raketat që u lëshuan në zonat e banuara së fundmi”.

Për të shpjeguar se si mund të ndodhë një trafik i tillë, Chivers sjell shembullin se si funksionoi mekanizmi shqiptar.

“Kemi dokumentuar municionet kineze në Afganistan, që për shumë vite mbaheshin nga Shqipëria, që ia shiti më pas tregtarëve të armëve të kontraktuar nga Pentagoni. Më pas ata i lanë në duart e afganëve”, rrëfen gazetari.

Ajo që kërkohet është identifikimi i saktë se kush ia dha këto armë Sirisë dhe kur? U transportuan në Siri 25 vjet më parë apo muajt e fundit, pas shtypjes së dhunshme që vazhdon në këtë vend.

Kina është një prej vendeve të dyshuara- përfundon Chivers- porse njësoj si ajo dhe shtetet e tjera që e kanë patur atë. Gjithçka mund të zbulohet përmes faktesh e detajet që duhen mbledhur një nga një.

Top Channel