Tiranë dhe Gramsh, arrestohen pedofilët

01/02/2012 10:30

Dy persona janë arrestruar të akuzuar për pedofili në Tiranë dhe në Gramsh.

Arrestimi i parë është bërë në kryeqytet për një 51-vjeçar i cili u akuzua nga familjarët e një të miture 5 vjeç se kishte tentuar ta përdhunonte. Fatmirësisht, akti nuk u krye.

Arrestimi i dytë është bërë në Gramsh pas padisë së prindërve të një 12-vjeçari ndaj fqinjit të tyre 36-vjeçar, i cili kishte rrahur e më pas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturin.

Top Channel