Romët strehohen tek Avokatit i Popullit

01/02/2012 00:00

Të gjendur pa një vend, për të vendosur strehën e tyre, 8 familje rome
kanë vendosur çadrat në oborrin e institucionit të Avokatit të Popullit,
ashtu siç dhe avokati u kish premtuar, nëse instancat përkatëse, nuk do
të gjenin një vendstrehim për ta.

Madje per shkak te temperaturave të ulëta, gratë dhe fëmijët bashkë me disa rroba janë vendosur në ambientet e brendshme të institucionit.

Pas debimit me dhune nga nje zone prane Stacionit te Trenit, familjet rome u vendosen ne Tufine nga Ministria e e Punes, por kjo e fundit nderpreu pagesen per pronarin e tokes dhe pronari perzuri serish. Avokati i Popullit, Igli Totozani i kerkon Ministrise se Punes dhe bashkise se Tiranes te marrin masa urgjente per strehimin e tyre.

“Nuk kam pasur asnjë mëdyshje për t’i ftuar, për të ndenjur këtu derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare nga organet shtetërore, nga Bashkia, nga Ministria e Punës apo ministri të tjera, të cilët duhet të interesohen për jetën e tyre. Këta njerëz jetonin në kushte shumë të këqija, më mirë se sa në letra, strategji, plane veprimi që miratohen e stërmiratohen është më mirë të ndihmohen në gjendjen e tyre. Kjo cështje duhet mbyllur njëherë e mirë sic i takon qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, tha Avokati i Popullit.

Totozani tha se deri ne zgjidhjen e problemit te strehimit te tyre do te kontribuojne qofte dhe me te ardhurat personale te stafit te Avokatit, qe keto familje te mos lihen ne te ftohte dhe pa ushqim. Me gjithe donacionet qe jane dhene per kete komunitet nga ambasadat e huaja dhe institucione nderkombetare, nje pjese e tyre kane perfunduar ne zyrat e nje institucioni shteteror, per te gjetur strehe ne keto dite te acarta.

Romët e strehuar në institucionin e Avokatit të Popullit do të qendrojnë në këtë institucion deri në momentin kur të gjendet një zgjidhje për strehimin e tyre.

Kështu deklaroi Avokati i Popullit, Igli Totozani mbrëmjen e së mërkurës, ndërkohë që familjet rome janë strehuar në sallën e mbledhjes së institucionit, pasi jashtë regjistrohen temperatura minimale.

“Kjo ishte një zgjidhje emergjente pasi këto familje kishin afat deri ditën e martë për të qendruar në një truall privat, ishte një zgjidhje emergjente nga ana jonë. Nuk mund t’i lejonim në qiell të hapur në këtë të ftohtë. Ne jemi në kontakt me Ministrinë e Punës dhe Cështjeve Sociale për të gjetur një zgjidhje. Këta njerëz nuk do të lëvizin nga institucioni deri sa të gjendet një zgjidhje. Për shkak të të  ftohtit që ka mbërthyer Shqipërinë, kam nënshkruar dy rekomandime për të gjitha bashkitë dhe komunat,që të marrin masat emergjente për streha të përkohëshme për të pastrehët, romët”, deklaroi Avokati i Popullit, Igli Totozani. 

Top Channel