Vrasja në Bulqizë, pranga adoleshentit

26/01/2012 00:00

Pak orë pas vrasjes që ndodhi në Bulqizë, pas një sherri mes disa të
rinjve në një biliardo të qytetit, Policia ka zbardhur autorin e krimit.

Ai është adoleshenti Daniel Tasha, për arrestimin e të cilit u vunë në lëvizje disa patrulla të policisë kriminale dhe asaj të rendit. Viktima në këtë konflikt ishte 21 vjecari Elton Koci, ndërsa mbeti i plagosur edhe Andi Sulka.

Sipas të dhënave të para të policisë, ngjarja ka ndoshur në një bilardo, në qytetin e Bulqizës dhe autori i vrasjes e plagosjes, pas verifikimeve të kryera rezultoi 17 vjecari Daniel Tasha, tashmë i arrestuar.

Dyshohet se djemtë mund të jenë grindur mes tyre, e më pas 17-vjecari ka qëlluar me thikë ndaj dy të rinjve, njërin prej tyre e ka lënë të vdekur, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë, në spitalin e Bulqizës. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga ana tjetër, pritet që të merren në pyetje edhe persona të tjerë që ishin të pranishëm në bilardo, me qëllim zbardhjen e rrethanave të kryerjes së krimit.

Top Channel