Moti i keq përfshin vendin

25/01/2012 00:00

Ndryshimi i temperaturave pothuajse ne te gjithe vendin eshte shoqeruar
edhe me reshje shiu ne zonat e ulta dhe reshje debore kryesisht ne veri
te vendit.

Raportohet se debora eshte duke mbuluar disa nga akset nacionale ne veri te cilat rekomandohen qe te kalohen me zinxhire. Deri me tani nuk ka bllokime rrugesh.

Të izoluara janë komunat Lurë, Kalaja e Dodës, Trebisht, Ostren, ku në këtë të fundit mungon edhe energjia elektrike si pasojë e defekteve në rrjet. Ndërkaq, në Kukës janë bllokuar nga dëbora akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë dhe Kukës-Peshkopi, si dhe ka probleme në aksin Kukës-Krumë kalohet me vështirësi edhe me zinxhirë.

Gjithashtu moti i keq ka sjellë ndërprerje dhe të energjisë elektrike. Energjia elektrike mungon në disa fshatra dhe në disa lagje të qytetit të Kukësit si pasojë e avarive. Të bllokuara janë komunat Zapod, Topojan, Grykë-Cajë, Arren, Bushtricë në Kukës, si dhe Margegaj dhe Lekbibaj në Tropojë. Raportohet gjithashtu se që prej orëve të para atë mëngjesit edhe Qafa e Llogarasë mund të kalohet vetëm me zinxhirë.

Probleme ne portin e Durresit

Keqësimi i kushteve atmosferike ka shkaktuar probleme në lëvizjen e
mjeteve lundruese dhe në portin më të madh të vendit, në Durrës.

Te gjitha anijet e tonazhit te vogel e te mesem, perfshire dhe anijet e peshkimit jane strehuar ne port dhe kane pezulluar lundrimet ne pritje te permiresimit te kushteve detare.

Ne kapitenerine e portit bejne te ditur se ne det te hapur dallgezimi eshte 6-7 balle. Situata brenda ne port eshte me e qete dhe kjo ka mundesuar vazhdimin e aktivitetit perpunues, ndonese numri i anijeve ne perpunim eshte i paket.

Top Channel