“Shqipëria tjetër”: Martaneshi i harruar

23/01/2012 20:35

Diku mes malesh, pas shpines së Bulqizës, zgjaton realiteti i dhimbshëm i një ishulli të harruar që prej s’dihet se kur. Qyteti i Krastës, kryeqëndra e Martaneshit, përpiqet të mbijetojë mes kromit e varfërise që ecin së bashku me zymtësine që shoqëron jetën e banorëve të saj. Pa rruge, me një shpresë të harruar për të ardhmen, të izoluar si të ishin të burgosur, ata duken shumë larg të fshehur e braktisur nga pjesa tjetër e botës.

Me asfaltin e hërshëm pothuajse të zhdukur e të zhgërryer, rruga drejt Krastës përngjan si një kurth vdekjeprures qe s’perfundon kurrkund. Debora dhe ngricat e bejne shpeshte frikshem udhetimin drejt kreshtave qe zgjaten e shtyhen deri tej ne horizont. Jane vetem 13 kilometra qe e ndajne nga Bulqiza, por qe duken veshtire te arritshme e te pafundme.

Krasta e hirte ofron nje pamje thuajse te mbire e te mbetur larg nga nje histori e shkuar. Pallatet e kerrusur, diku te çare e te shqyer nga koha te japin pershtypjen se gjithcka ka ngrire si ne nje foto te zverdhet, te fshehur  brenda dosjesh te vjeteruara.

Mes papunesise se larte, tokave djerre per shkak te shtresave te gurta, minierat mbeten i vetmi burim te ardhurash per banoret e ketushem. E veshtire te mendosh e te shikosh nje realitet te shkeputur nga Bulqiza, edhe ketu pas galerive te kromit fshihen njerez te fuqishem qe ne Kraste hidhen vetem kalimthi, sa per te treguar rrugeve forcen e pushtetin të tyre.

Ne minierat e Martaneshit kane vdekur jo pak minatore, por statistikat zyrtare mungojne apo me mire fshihen  e blihen  mes interesash. Edhe ketu te denuar nuk ka, faji ashtu si ne Bulqizen fqinje merret nga  viktimat, pas pagesave qe kryhen për familjet nga boset e kromit.

Nese ato nuk pranojne, parate hidhen më pas tek drejtesia. Tek drejtësia, gjithcka vjen edhe me e mbytur, e kalon pa shumë zhurme. Teksa minatoret duhet te kthehen e rikthehen ne te njejtat galeri mesjetare ku jeta humbet çdo vlere te saj.

Ata jane cdo dite aty, me se shumti te pambrojtur ne tunelet e kthyer shpesh ne gracka vdekjeprurese. Per minatoret eshte nje beteje per mbijetese, ndersa per pronaret apo hijet e shtetareve pas tyre nje burim dhjamosjeje i ngritur mbi jetet e ketyre njerezve.

Jashte galerive te erreta, Martaneshi bashkejton me varferine te ulur kembekryq ne sofrat e banoreve te paqem e miqesore. 6 mije leke ne muaj ndihme sociale, vetem kaq jane te ardhurat mujore te 6 antareve te familjes Luka. Babai invalid nuk mund te punojë e nuk mund te sigurojë më shumë se kaq te ardhura për familjen e tij

“Vetëm me ndihmën sociale jetojmë. Një herë në muaj marrim ato para, që nuk na mjaftojnë as për të ngrënë. Ushqehemi me shumë vështirësi”, shprehet gruaja e kësaj familje që jeton mes skamjes.
Kushtet e vështira kane detyruar femijet te mbeten pa shkolle, duke i dhene udhe analfabetizmit te tyre te plotë.

“Më vjen shumë keq, por këta dy fëmijë që kam nuk i kam dhënë dot shkollë. Dy vajzat e tjera që i kam martuar gjithashtu kaën qenë pa shkollë”, rrëfen Zonja Luka.

Ne Martaneshin qe duket i drobitur, mes milionave te pafundem qe nxjerr nga nentoka e tij dhe pamundesise se banoreve per te perballuar jetesen, historite njerezore te mpleksura me dhimbjen e skamjen pasojne njera-tjetren.

“Gruaja sa filloi punen theu kemben. Ia zuri blloku komplet, ishte duke i rene ne koke, por fatmirësisht u shmang dhe i zuri vetëm këmbën. Kam ndejturnje muaj me qep e me kripe per t’ia rregulluar kemben në shpi. Futemi 2 mijë metra thellësi, krejt të rrethuar me gurë, në ato galeri dhe çdo ditë nuk e dimë nëse do të arrijmë të dalim gjallë”, shprehet një prej minatorëve.

Në Martanesh, ditët thjesht shtyhen, ndersa njerezit halle shume duket se kane humbur sensin e kohes e cila jo per nostalgji, diku ka ngrire mes simboleve të largeta te nje kohe te vjeter e persetejmi  të mpakur e  rrudhur.

E teksa e gjithe zona e Martaneshit perpelitet ne kete situate te veshtire, nga nentoka e saj dalin çdo vit jo me pak se 200 mije tone krom qe tregetohen nga te pakten 50 subjekte te licensuara. 40 milione dollare, nje shifer marramendese prej se ciles komuna Kraste merr vetem disa taksa fare te vogla, më shumë qesharake. Ndersa rreth 600 minatoret mjaftohen me kacidhet qe u rezervohen nga pronaret fitimplote e xhepngjeshur.

Vete minatoret nuk pranojne te flasin, ne te kundert rrezikojne vendin e punes. Ata kane pranuar fatin qe u eshte imponuar e mes te cilit duhet te punojne cdo dite si ne nje fije te holle mes jetes e vdekjes.

Jeta e Martaneshi, Martaneshi e jeta, nje ishulli gjendur mes malesh, ku gjithçka mbytet pa shpirt ngadale.

Top Channel