Elbasan, protestojnë punonjësit e “Kurum”

16/01/2012 00:00

Metalurgët e Kompanisë “Kurum” u janë rikthyer protestave në sheshin
“Gensher” të Elbasanit. Shkak për këtë protestë mbetet ndërprerja e
punes ne furrat e shkrirjes, per shkak se kompania ‘Kurum’ nuk po gjen
me energji elektrike sipas ligjit te ri qe e detyron ate te kerkoje
furnizim me energji ne tregun nderkombetar.

Nderprerja e punes ka lënë pa punë rrreth 700 punëtorë. Nga Elbasani, Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kolë Nikolli i ka kërkuar Kryeministrit të vendit zgjidhjen e problemit duke u ulur në tryezë me punëtorët. Gjithashtu ai ka sulmuar edhe Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naçon, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Protesta eshte drejtuar nga perfaqesues te sindikatave, te cilet deklaruan se do te zhvendosen se shpejti edhe ne Tirane prane Kryeministrisë.

Edhe te premjten 700 punonjës të kompanisë protestuan duke bllokuar edhe rrugët. Kompania “Kurum” nuk siguron me energji elektrike per te vijuar punen. Sipas perfaqesuesve te kesaj kompanie, ne daten 6 janar ata jane njoftuar nga OST per nderprerjen e furnizmit me energji. Sipas ligjit miratuar se fundmi “Kurum” dhe disa kompani te tjera qe jane konsumatore te medhenj te energjise shkeputen nga rrjeti furnizimit te CEZ me energji dhe duhet ta gjejne vete energjine elektrike ne treg.

“Kurum” nuk ka mundur te gjeje nje burim tjeter energjie dhe OST, duke mos patur asnje kontrate ja ka shkeputur kontaktin me “Kurum”. Ne mbeshtetje te kompanise metalurgjike sot kane dale edhe sindikatat te cilat organizuan edhe protesten ne rruget e qytetit te Elbasanit.
 

Top Channel