Vetëm dy ditë pas darkës në shtëpinë e Ilir Metës, Kryeministri Sali
Berisha ka takuar sërish liderin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të
shtunën paradite, këtë radhë për një kafe në Hotel Rogner Europa Park.

Ndryshe nga darka e te enjtes, kafes se te shtunes i eshte bashkuar edhe kryetari i bashkise së Tiranes, Lulzim Basha.Te pranishmit kane hyre rreth ores 13:00 dhe kane qendruar per me shume se nje ore e gjysmë ne takimin mes tyre per kafe.

Kryeministri Berisha deklaroi ne biseda informale me gazetaret nje dite me pare ne pritjen qe zhvilloi per ta se me Meten takohej nje here ne tre-kater dite, por kete radhe duket se ka pritur te kalojne me pak se 48 ore per nje tjeter kafe.

Ky takim i paraprin dites se hene, dite kur Gjykata e Larte ne Tirane do te shpalle vendimin, ku i akuzuar eshte pikerisht ish-zevendeskryeministri Meta pas publikimit te videos se bisedes ne zyren e Dritan Priftit.

Berisha në shtëpinë e Metës

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar mbrëmjen e së enjtes për më shumë se dy orë e gjysmë kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në shtëpinë e tij në zonën e bllokut, vetëm 4 ditë pare se Gjykata e Larte të shpallë vendimin për aleatin kryesor të shefit të qeverisë.

Ajo nuk mund të quhet një vizitë për festa, pasi është data 12 janar dhe urimet për festat e ndërrimit të viteve kanë kaluar, por koha e gjatë e qëndrimt tregon për një darkë të shefit të qeverisë në shtëpine e Metës.
             
Në datën 6 janar prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Ilir Metës për akuzën e korrupsionit dhe dënimin e tij me 2 vjet burg dhe një milion lekë gjobë. Gjykata do të shpallë vendimin këtë të hënë në datën 16 janar, duke mbyllur kështu procesin gjyqësor për zyrtarit më të lartë të qeverisë që është ulur në bankën e të akuzuarve që nga koha e burgosjes së Fatos Nanos.

Top Channel