" /> ">

Elbasan, protestojnë punonjësit e “Kurum”

13/01/2012 00:00

Rreth 700 punonjës të kompanisë ‘Kurum’ në Elbasan protestuan sot në
qytet duke bllokuar edhe rrugët. Shkak për këtë protestë është bërë
ndërprerja e punës në furrat e shkrirjes së kompanise “Kurum”. Per
pasoje punonjesit e kompanise kane mbetur te papune.

Kompania “Kurum” nuk siguron me energji elektrike per te vijuar punen. Sipas perfaqesuesve te kesaj kompanie, ne daten 6 janar ata jane njoftuar nga OST per nderprerjen e furnizmit me energji. Sipas ligjit miratuar se fundmi “Kurum” dhe disa kompani te tjera qe jane konsumatore te medhenj te energjise shkeputen nga rrjeti furnizimit te CEZ me energji dhe duhet ta gjejne vete energjine elektrike ne treg.

“Kurum” nuk ka mundur te gjeje nje burim tjeter energjie dhe OST, duke mos patur asnje kontrate ja ka shkeputur kontaktin me “Kurum”. Ne mbeshtetje te kompanise metalurgjike sot kane dale edhe sindikatat te cilat organizuan edhe protesten ne rruget e qytetit te Elbasanit.

Top Channel