Përmet, mbyllen Muzetë

10/01/2012 00:00

Qyteti i Përmetit nuk ka aktualisht asnjë muze nga 3 të tillë që ka
pasur vite më parë. Vendime për rikthim të këtyre objekteve tek ish-pronarët nxorrën në rrugë të gjitha objektet e trashëgimisë dhe kulturës
që ekspozoheshin brenda tyre.

Qindra objekte me vlerë historike, por edhe vepra arti dhe botime të cmuara të Rilindasve ruhen aktualisht në kushte të papranueshme në një magazine të sajuar brenda Qendrës Kulturore në qytet.

Kryetari i bashkisë Gilberto Jace thotë se situata është mjaft problematike dhe se kanë kërkuar ndihmë për një ambient të ri per muzeun, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Sipas specialistëve të kulturës, objektet prej druri dhe letre janë më të dëmtuarat prej lagështisë ndërsa rrezikohen dhjetëra piktura të autorëve të njohur. Veprat me me vlerë të papërsëritshme për kulturën kombëtare strehohen brenda në thasë plastmasi, pasi ju është hequr cdo mundësi ekspozimi.

Askush nuk mund të vizitojë këtë të vend dhe të njihet me objektet e tre muzeumeve të Përmetit. Bashkia e qytetit gjatë periudhës së festave kombëtare ka bërë një thirrje publike për ndihmë duke i ekspozuar ato ne tokë, në rrugët e qytetit.

Top Channel