Shkarkime në Bashkinë e Tiranës

04/01/2012 00:00

Mbi 70 punonjës të Ndërrmarjes së Shërbimit Funeral, që prej vitesh
punojnë për mirëmbajtjen e varrezave në Sharrë dhe Tufinë janë pushuar
nga puna. Ata kane protestuar para bashkisë së Tiranës dukë kërkuar
sqarime mbi këtë vendim për pushim nga puna.

Punonjësit thonë se u është dhënë njoftimi për largimin nga puna, por ata kanë kërkuar sqarim për këtë cështje. Punonjesit protestojnë kundër vendimit për pushim dhe kërkojnë një zgjidhje nga bashkia.

Punonjesit shprehen se ne bazen e vendimit te Keshillit Bashkiak, ata duhet t’i bashkengjiteshin Nderrmarjes 1 te Gjelberimit.Por nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Edmond Panariti tha se punen e tyre do ta bejne punonjesit e Nderrmarjes se Gjelberimit.

“Bashkia nuk mund te paguaje dy persona per te njejten pune. Funksionet që kryheshin deri tani janë transferuar dhe janë pjesë e funksioneve të Ndërmarrjes numër 1 të kryeqytetit. Për rrjedhojë kemi edhe këto ndryshime të strukturës së personelit, të cilat janë plotësisht të justifikuara sepse shkurtojnë shpenzime të pajustifikuara që shkojnë për paga, që nuk i përgjigjen funksioneve specifike të punës që duhet kryer”, tha Panariti.

Nenkryetari i Bashkise tha se per kete vit nje pjese e madhe e fondeve do te shkojne per investime ne objekte.

Top Channel