Divjakë, plagoset me thikë i riu

27/12/2011 00:00

Xhulio Fusha, 22 vjec nga Divjaka, është qëlluar me thikë nga Xhuliano Gjeka, 20 vjec po nga Divjaka.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në orët e para të mëngjesit ku në debat e sipër 20-vjecari e ka qëlluar të plagosurin me thikë në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar plagë të rënda.

I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas për shkak të plagëve të rënda u transportua drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Informacione nga ky spital bëjnë të ditur se 22-vjecari Xhulio Fusha është në gjendje kritike për jetën.

Policia e Lushnjes ka arrestuar autorin 20-vjecarin Xhuliano Gjeka dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel