Sanitarja, padi ndaj QSUT-së

23/12/2011 00:00

Marie Ukcanaj, 48 vjece, e punesuar si sanitare në Qendrën Spitalore
“Nënë Tereza” dhe që po përballet një proces civil të rrallë në Gjykatën
e Tiranës.

Gruaja ka paditur per shkaktim demi Qendren Spitalore “Nënë Tereza”, pas një aksidenti ne pune qe i ka kushtuar 6 muaj e shtruar si e semure rende. Sipas paditeses ka qene nje shiringe e hedhur pa kujdes nga mjeket ne nje nga dhomat e spitalit pediatrik, me te cilen eshte shpuar gjate punes dhe qe e ka infektuar me semundjen HVC apo verdheza e zeze. Ja cfare thote paditesja ne kerkesen e saj: “Aty nga mesi i muajit prill 2007 ndersa isha ne Pavionin e Pediatrise, duke ushtruar detyren time si sanitare, me ane te nje ageje jam shpuar ne doren e majte, e cila ka rezultuar e infektuar me hepatit C eper rrejedhoje jam semurë me patologji te rende te hepatitit kronik HVC”.

ME tej ne kerkese-padi, Marie Ukcanaj nene e nje djali vazhdon: “Lexim padie, ndodhur ne kushtet kur si pasoje e mungeses se mjeteve e masave teknike per te parandaluar aksidentin ne pune nga ana e punedhenesit, pasi u kurova per gjashte muaj ne repartin e gastro-hepatologjise, i jam drejtuar QSUT-së duke kerkuar demshperblim. Por QSUT nuk me dha demshperblim me justifikimin se nuk ka fonde”.

Marie Ukcanaj e mbyll padine me fjaline se “mosdhenia e demshperblimit nga Qendra Spitalore eshte absurd dhe tashme – thote 48-vjecarja – do ta kerkoj te drejten time sipas ligjit”.

Top Channel