Festat, fëmijët në sallën e Kuvendit

23/12/2011 00:00

Salla e parlamentit është zbrazur nga deputetët dhe vendin e prindërve
të zymtë dhe të ashpër politikanë të mazhorancës dhe opozitës e kanë
zënë fëmijët e tyre gazmorë.

Bashke me femijet e tjere te punonjesve te administrates se kuvendit dhe te disa shkollave te Tiranes, i kane dhene salles se seancave plenare atmosferen me te bukur dhe me festive qe ajo ka patur ndonjehere.

Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, e cila ka organizuar kete feste femijesh ka ndare me ta dhe me prinderit e tyre gezimin e festive te fundvitit, duke u uruar te gjitheve sa me shume mbaresi per vitin e ardhshem.

Zonja topalli ka treguar vemendje per cdo femije, ka lexuar me ta perralla dhe i ka shperndare secilit dhuratat per Krishtlindje dhe Vitin e Ri, duke u uruar atyre dhe te gjithe femijeve te jene gjithmone te lumtur bashke me prinderit dhe familjet e tyre.

Top Channel