Shitja e ‘Albpetrol’, debate në Kuvend

15/12/2011 00:00

Kuvendi miratoi me 72 vota pro formulën e privatizimit të kompanisë
‘Albpetrol’. Më herët diskutimi për privatizimin e Albpetrolit ka
nxjerrë në pah faktin jo shpesh të përmendur në publik, se Shqipëria
është një vend i pasur me naftë.

Specialistët e Ministrisë së Energjitikës, duke iu referuar të dhënave e renditën fushen e Patoz-Marinzes si fushën tokësore më të madhe naftëmbajtëse të Europes.

“Rezervat gjeologjike të vlerësuara në vendburimet ekzistuese jane rreth 440 milionë tonë naftë në shtresë. Këto nuk jane të nxjerrshme teknikisht, por sasia e nxjerrjes së tyre kushtëzohet nga teknologjitë që përdoren për nxjerrjen e këtyre rezervave. Ne vleresimet e bera deri ne 2008, rezerva te nxjerrshme konsiderohen 84 milionë tonë. Nga keto deri ne 2010 jane nxjerre rreth 53 milionë dhe jane për t’u nxjerre 30 milionë tonë rezerva nafte. Pra, nese ne vendburimin e Patoz-Marinzes jane rreth 250 milionë tonë eshtë  vendburimi me i madh i naftes ne toke ne Europe, ne toke, jo me shtrirje ne det. Nga keto rezerva janë te nxjerrshme 18 milionë tonë”, thonë specialistët.

Keto te dhena e bene edhe me interesant diskutimin per privatizimin e Albpetrolit. Qeveria propozoi privatizim 100 perqind, duke shitur asetet, por jo naften nen toke, ndersa opozita e kundershton kete variant, duke mbeshtetur koncensionin, pasi sipas saj qeveria i ka trajtuar pa seriozitet pasurite kombetare dhe mungon transparenca.

“Trajtimi që ju i bëni kësaj pasurie kombëtare është i papërgjegjshëm dhe ne si opozitë sot kemi merak, sot kemi frikë që ky lloj privatizimi për shkak të mungesës së definicionit të investitorit strategjik mund të përfundojë si privatizime që sot nuk rezultojnë efektivë, që sot kanë rritur kostot e faturave të shqiptarëve, si rasti i CEZ-it. Opozita është tejet e shqetësuar me mënyrën se si ju sillni këtë ligj, se si ju paraqisni këtë formulë, me mënyrën se si është administruar kjo pasuri dhe ne do ta monitorojmë procesin ditë pas dite dhe ju garantoj që të ketë një pseudo-privatizim, ku pasuria më e shtrenjtë kombëtare, nafta dhe gazi të kalojë në duar të klientëve të qeverisë”, tha deputeti socialist Arben Ahmetaj.

Por sipas ministrit te Ekonomise dhe Energjitikes Nasip Naco projektligji i qeverise jo vetem garanton nje gare te hapur dhe transparente, por po vepron ne interes te publikut. Sipas tij me marreveshjen e bere nga socialitet ne 2004-en u favorizua  nje kompani e huaj per shfrytezimin e e puseve te naftes dhe u cënua buxheti i shtetit.

“Kjo kompani nga 2008 ka paguar 90 milionë euro që ka kaluar direkt në buxhetin e shtetit. Kjo kompani i ka marrë falas që të gjitha, pa shpërblim, të gjitha ato asete që ne do t’i shesim sot. Por kjo kompani me atë marrëveshje të formosur në 2004 i ka mbajtur mbi 80 përqind të puseve të naftës në Shqipëri. Atë e keni bërë ju dhe sot do të thoni që privatizimi është i kundraligjsghëm dhe është korruptiv dhe abuziv. Dhe nga kjo Albpetroli ka marrë vetëm prodhimin paraekzistues, atë prodhim që ka mbajtur me vite ata punëtorë. Shteti nuk ka marrë asnjë të ardhur direkt në buxhetin e shtetit”, tha Naco.

Nje tjeter pike debati ishte edhe ceshtja e punetoreve qe do te shkurtohen per shkak te privatizimit. Opozita eshte e pakenaqur nga zgjidhja qe percakton ky ligji, por eshte e njejta formule qe edhe vete Partia Socialiste ka perdorur me privatizimet. Sipas qeverise nje pjese e parave qe do te merren nga privatizimi do te përdoren per te mbuluar shpenzimet e trajtimit te punonejsve te shkurtuar.

Top Channel