18 të shoqëruar për eksplozivin

09/12/2011 00:00

Të paktën 18 persona janë shoqëruar për llogari të hetimeve për
eksplozivin e vendosur në banesën e nëndrejtorit të policisë së Tiranës,
Dorian Muca.

Burime nga Drejtoria e Policisë se Tiranes thane se ata dhane detaje te hollesishme drejt zbardhjes se ngjarjes, pavaresisht se emri i personit, qe vendosi eksplozivin nuk u zbulua. Megjithate ekspertet kane arritur te zbulojne nje pjese te fytyres se personit, i cili u regjistrua nga kamera e vendosur ne rrugen “Frosina Plaku”.

Policia sqaroi se, pervec fizikut dhe masat trupore qe jane lehtesisht te dallueshme, policia ka arritur t’i zbuloje edhe nje pjese te fytyres atentatorit. Pamjet filmike kane te qarta, pavaresisht se autori ka patur maske. E vetmja gje qe i mungon policise eshte ngjyra e syve si edhe forma e tyre. Cdo identikit, i cili mendohet te jete i plote dhe i vlefshem i eshte shperndare agjenteve te krimeve te cilet jane duke hetuar intesivisht deri ne gjetjen e autorit te ngjarjes se rende.

Policia ka vetem pisten e vendosjes se eksplozivit per shkak te detyres dhe po heton edhe rreth te afermve apo miqve te grupeve kriminale te goditur kohet e fundit dhe specifikisht ato arrestime ne te cilat ne krye te operacioneve ka qene edhe kryekomisar Muca, i cili eshte pergjegjes per hetimin dhe parandalimin e krimeve per qarkun e Tiranes. Nderkohe qe forcat speciale kane marre ne ruajtje familjen e nendrejtorit te policise, deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes.

Top Channel