Eksploziv kundër hekurudhës

04/12/2011 13:25

Një shpërthim i shkaktuar nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi ka ndodhur në vendstacionin e Ishmit ka dëmtuar linjën hekurudhore Shkodër-Vorë.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e paradites së ditës së dielë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake. Uniformat blu dyshojnë se eksplozivi është vendosur me synim marrjen e hekurishteve për skrap.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, ndërkohë që është dëmtuar linja hekurudhore që lidh Shkodrën me Vorën e Tiranën.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel